• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Përsëri beton në Parkun e Liqenit!

admin by admin
30 November, 2016
in Kronika
0
SKANDAL/ Përsëri beton në Parkun e Liqenit!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit, një njësi autonome në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka njoftuar zhvillimin e një tenderi me një vlerë prej 10,533,264 (dhjetë milionë e pesëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, pa TVSH, për ndërtimin e disa fushave sportive brenda hapësirës së Parkut të Madh të Liqenit Artificial!
Më saktë, në hapësirën në krahun perëndimor, që kufizohet prej varrezave të ushtarëve britanikë dhe obeliskut të Debatikut, në krahun lindor të tij!
Ende pa u mbushur viti nga ndërtimi i Këndit të Lodrave, një tjetër ndërhyrje në Park, këtë herë madje, në zemër të tij!
Kjo ndërhyrje parashikon, në një kohe të shkurtër, ndërtimin e një fushe futbolli, një fushe regbie, një basketbolli dhe një volejbolli!
Projekti përfshin gjithashtu, ngritjen e një sistemi qarkues bankinash për spektatorë, si dhe vendosjen e Info Point për të komunikuar me qytetarët.
Ndërtimi i një infrastrukture mbështetëse, për të siguruar një sistem ndriçimi e mirëmbajtjeje, është parashikuar në funksion të kompleksit të ri sportiv.
Një tjetër fond shtesë konsulence, prej 271,930 (dyqind e shtatëdhjetë e njëmijë e nëntëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH, është parashikuar si shpenzim gjatë zbatimit të projektit.
Megjithëse vënia e këtij fondi për mbikëqyrje në dispozicion të të tretëve e vendos Superbashkinë në një pozicion qesharak, për shkak të pamundësisë për ta kontrolluar vetë nismën e saj, në mënyrë që të kursejë paratë e taksapaguesve, situata, realisht është serioze!
Është hera e dytë, brenda vitit, që Agjencia famëkeqe e Parqeve dhe e Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës tjetërson hapësira të gjelbra brenda një territori ndaj të cilit publiku ka një ndjeshmëri të lartë.
Në fillim të këtij viti, për herë të parë në historinë e Parkut të Liqenit, u futën fadromat dhe betonierat! Qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile që u përleshën me autoritetet, në përpjekje për ta ndaluar këtë ndërhyrje, numëruan qindra ton beton të hedhur në emër të një këndi lodrash për fëmijë që Bashkia e Tiranës vendosi ta ndërtojë në shkelje të plotë me aktet dhe procedurat ligjore.
Po përpjekja për shkatërrimin e Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës, qëllimi për ta tjetërsuar e për ta shndërruar në një zonë urbane të rëndomtë po vazhdon me ritme të shpejta!
Ende pa u mbyllur viti, ky projekt i ri, të cilin enkas e quajnë “Rikualifikim të Fushave Sportive”… ka vetëm një rezultat: betonizimin e mëtejshëm të kësaj hapësirë të gjelbër!
Titulli, “Rikualifikim të fushave sportive ” e jo ndërtim të tyre, kur dihet se aty nuk ka kurrfarë fushë të tillë, lind dyshimet se bëhet qëllimisht për të shmangur procedurat e lejeve përkatëse për ndikimin e projektit në mjedis.
Nëse e lexon projekt-raportin të vjen të qeshësh me qëllimet e tij. Objektivat janë të gabuara, ndërsa të dhënat e fisibilitetit janë mbushur me gënjeshtra!
Po përmend vetëm se çfarë shkruhet në një paragraf: “Të sjellim risi (fushë regbie) në shfrytëzimin e Parkut!”. Dhe më tej shtohet: “Sporti i Regbisë në Shqipëri po zhvillohet shpejt dhe ka interes tek të rinjtë!”.
Kështu, nuk është çudi që vitin e ardhshëm të themelohet dhe e para fushë e futbollit amerikan, në teatrin me gurë të bardhë, pranë kishës së Shën Prokopit!
Më tej në projekt-raport lexojmë për shtresat e materialeve të ngurta që do të sillen në Park…
Beton!!! Përsëri beton. Fusha e basketbollit dhe fusha e volejbollit do të shtrohet me beton, ndërsa e futbollit dhe regbisë, me granil e rërë. Në fushën e basketbollit kemi një shtresë prej 30 cm çakëll dhe 15 cm beton, ndërsa fusha e volejbollit ka dhe një shtresë tartani shtesë prej 2.5 cm që në total rezulton një shtresë prej afro gjysmë metri materiale të ngurta të futura në dhe, shumica e të cilit do të jetë beton.
Fusha e futbollit dhe regbisë do të ketë dy shtresa të ndryshme granili, si dhe një tapet bari me trashësi prej 3.5 cm. Ndërsa bazamenti “Info Point” dhe bankinat do të jetë beton dhe zhavorr së bashku.
Në ndërhyrje parashikohet gjithashtu, ndërtimi i një rrjeti infrastrukturor ndriçuesish, projektorësh LED, pusetash, si dhe një numër shtyllash metalike me lartësi prej 7.5 m.
Pra, një miniqytezë sportive në zemër të Parkut!
Nuk është kryer asnjë dëgjesë publike dhe të gjitha pretendimet se projekti është fryt i një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, është fiktiv dhe i pavlerë.
Në fund, çdokush mund të pyesë, jo pa keqardhje. Ç’është ky modifikim. Përse kjo marrëzi e re. Përse kjo këmbëngulje permanente për urbanizimin e të vetmes hapësirë të gjelbër të mbetur në Tiranë Përse i tërë ky përqendrim vetëm në pjesën historike të Bulevardit deri te Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës?
A nuk do të ishte e udhës që zhvillimi të shtrihej përtej, në aksin e ri të sapo hapur të Bulevardit? Le të zhvillohej Kashari, Paskuqani! Përse gjithçka vetëm në një zonë?
Po ndoshta sepse nuk janë aq të zotë të zhvillojnë një infrastrukturë të re urbane dhe ndoshta, sepse aksioni politik motivohet prej interesash financiare të një grupi gjithnjë e më të vogël të preferuarish biznesmenë që kanë për qëllim të sigurojnë rritjen e të ardhurave në kurriz të infrastrukturës ekzistuese e të së mirës publike.
Sepse kjo ndërhyrje e cila mund të afrojë disa të rinj të apasionuar pas Regbisë për të luajtur në Parkun e Madh, do të largojë përgjithmonë qytetarët e shumtë që sigurojnë prehje në atë pak vend të lirë që ka mbetur ende pa u rrëmbyer. Artan Rama, Publicus.

Previous Post

VIDEO/ Sipërmarrësi italian: Takova një ministër, ishte “out” fare

Next Post

Rama “grusht dërrmues” edhe “armikut të jashtëm”: BE nuk ka vullnet dhe nuk është në formë të mirë

admin

admin

Next Post
Rama “grusht dërrmues” edhe “armikut të jashtëm”: BE nuk ka vullnet dhe nuk është në formë të mirë

Rama “grusht dërrmues” edhe “armikut të jashtëm”: BE nuk ka vullnet dhe nuk është në formë të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.