Ka ndërruar jetë në spital 23-vjeçari i aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.
Aksidenti ndodhi sot rreth orës 18:50, pranë Manëzit, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.L 45-vjeç përplasi 23-vjeçarin me inicialet M.Ll, 23-vjeç.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.












