• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Pretekstet e Ramës për Vettingun, vetëm gomerëve mund tua shesë

admin by admin
30 November, 2016
in Politika
0
Basha: Pretekstet e Ramës për Vettingun, vetëm gomerëve mund tua shesë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat Teksa është pyetur për ligjin e Vettingut, theksoi se ai kishte dhënë zgjidhje për ngërçin, dhe nuk priste aprovim nga Rama.
“Deklarata ime ka qenë e qartë dje, do ishte e çuditshme që pasi e ka përdorur si pretekst dhe vazhdon ta përdorë si pretekst për dështimin e tij në mos hapjen e negociatave, për mashtrimin e tij sepse para një jave tha se negociatat de facto u hapën, që tani ai të pranojë të ulet me opozitën. Unë ja thashë dje. Kjo do të ishte rruga për ta bërë, por ai nuk ka për ta bërë sepse e do Vettingun si pretekst. Sigurisht këtë mund tua shesë vetëm gomerëve se njeri faqe Shqipërisë që ta besojë këtë nuk ka”.
Ai pohoi se buxheti i ri i vitit 2017 parashikon sërish rritje të taksave. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Basha theksoi se premtoi rritje pagash dhe pensionesh vetëm dy muaj para zgjedhjeve, në një kohë që sipas tij kishte ‘ngrirë’ pagat.
“Është buxheti që i merr shumicës dhe u jep pakicës. Do rriten taksat duke i çuar ato në 430 mln dollarë në vit. Rama tre vite më parë erdhi në pushtet se do ulte taksa tani u mori 1.5 mln dollarë më shumë shqiptarëve duke rritur taksat. Ai i detyron shqiptarët që të blejnë gaz ose naftë. ndihmon ndonjë mik të Ramës dhe ndonjë ministër. E gjithë rritja e taksave bëhet për të rënduar xhepat e qytetarëve. Edhe këtë vit 80 mijë dollar ia ka dhënë vetes së tij. Për pagat dhe pensionet ka premtuar ti rris nga prilli, para se ti marr ndëshkimet popullore me votë. Po sa po i rrit? Pagat dhe pensionet nuk rriten me dekret qeverie, por i rrit ekonomia. Në fund të qeverisjes së tij njerëzit paguajmë në shumë taksa dhe blejnë më pak se të ardhurat që kanë. Shëndetësinë falas. Ai tha se do jetë falas”, tha Basha.
Nga ana tjetër kreu i opozitës tha se me PD në pushtet do të ketë ulje taksat, duke implementuar taksën e sheshtë.
“Shqiptarët vazhdojnë të blejnë ilaçe. Ata kanë marrë vuajtje, barna më të shtrenjta. Shëndetësia ka rrëshqitur. 45 për qind të shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë. Buxheti i 2017 është buxhet antisocial, për shtresat në nevojë, pronarët. Më shumë janë gënjeshtra. Në thelb është një buxhet që është qepur për t’i vënë vulën realitetit të shumicës Rama, merrja shumicës, jepja pakicës. Një pakicë e e Ramës hapin ekspozita, bëjnë qypa balte. Alternativa jonë është krejtësisht e kundërt që bën Edi Rama. Do ulim taksat, do u japim taksën e sheshtë. Asnjë lekë i qeverisë time nuk do shkojnë për palma, dhe ekspozita. Alternativa jonë është e mirëqenies, duke bërë shtetit garantuesin e lirisë, por jo xhandarin. Ne do ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë”, tha Basha.

 

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha

Buxheti i fundit i Edi Ramës, fytyra e 4 viteve, merrja shumicës-jepja pakicës

“Ne do të ulim taksat, do t’i japim Shqipërisë taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma, për luks, për ekspozita, për 11 miq. Prioritet do të jenë shtresat në nevojë”.


lulzim basha, prononcim gazetareNesër Edi Rama do të paraqesë buxhetin e tij të fundit për këto katër vite. Buxhet i cili konfirmon tri vitet pararendëse në disa aspekte. Së pari, është buxheti që i merr shumicës dhe i jep pakicës. Do të rriten prapë taksat. 10 milion dollarë më shumë ka parashikuar tu marrë shqiptarëve duke e çuar rritjen totale të taksave kumulative gjatë qeverisjes Rama, me 430 milion dollarë në vit. Pra Edi Rama që 3 vite më parë erdhi në pushtet me premtimin se 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa, u mori shqiptarëve këto 3 vite në total 1.5 miliard dollarë më shumë, duke u rritur taksat, jo duke përmirësuar mbledhjen e tyre, por duke u rritur taksat. Ka rritur taksën e gazit për shembull. Pse e ka rritur?  E ka rritur për t’i shërbyer interesit publik? Jo. E ka rritur se ndërkohë që qytetarët konvertojnë makinat e tyre nga nafta apo benzina në gaz sepse gazi është më i lirë, ky do të mbrojë klientët e tij, duke i detyruar qytetarët të blejnë naftë ose gaz, ose t’ua paguajnë këto para Edi Ramës. Kjo është një masë që nuk ndihmon shoqërinë, nuk e ndihmon interesin publik, nuk i ndihmon qytetarët, por ndihmon një grusht klientësh të Edi Ramës në sektorin e hidrokarbureve dhe ndonjë ministër që është ortak me ta. Mora këtë shembull, por në fakt e gjithë rritja e taksave bëhet për të rënduar edhe më shumë xhepat e qytetarëve, pa iu kthyer asgjë mbrapsht, sepse po të shohim shpenzimet, edhe këtë vit 80 milion dollarë më shumë ia ka dhënë vetes së tij për shpenzime operative dhe për shpenzime të tjera të qeverisë.
Flasim për pagat dhe për pensionet. Ka premtuar që do t’i rrisë nga prilli. Pra dy muaj para se të marrë ndëshkimin popullor me vote, po rrit pagat dhe pensionet. Po sa po i rrit, sa po i rrit? Po i rrit ndërkohë që ka ngrirë për 3 vite, pagat dhe pensionet, dhe pensionet i ka rritur më pak se sa është rritur inflacioni. Me rritjen që hyn në fuqi në prill, pagat dhe pensionet nuk rriten me dekret qeveritar por i rrit ekonomia, por ekonomia këtë e ka lëshuar, por me këtë rritje, me dekret qeveritar prapë se prapë në total një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse më të vogël se tri vite më parë. 7% më të vogël se 3 vite më parë. 15% më të vogël do ta ketë shqiptari mesatar fuqinë blerëse që varet nga pagat shtetërore, 15 % më të pakët se 3 vite më parë. Pra në fund të qeverisjes së tij, njerëzit paguajnë më shumë taksa kanë më pak punë dhe blejnë më pak me të ardhurat që kanë.
Shëndetësia. Për shëndetësinë falas, tha, vitin e fundit shëndetësia do të jetë falas. Kështu apo jo? Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për shëndetësinë, si nga taksimi i përgjithshëm, ashtu edhe për sigurimet shëndetësore. Ne tre vite, shqiptarët kanë paguar 967 milionë dollarë për shëndetësinë falas të Edi Ramës. Jo vetëm nuk kanë marrë shëndetësi falas, por nuk kanë marrë as shëndetësi. Kanë marrë vuajtje, kanë marrë keqtrajtim, kanë marrë barna më të shtrenjta dhe skarco, e trauma të tjera të përditshme për të cilat mjafton të vendosni kamera tek cilido spital, duke filluar nga QSU e çdo spital tjetër i vendit për të parë që shëndetësia ka rrëshqitur në standarde mesjetare, ku jo vetëm nuk ka shërim, por shqiptarët përballen me trauma psikologjike, përveç traumës kur ata vetë apo familjarët e tyre duhet të kenë kujdes shëndetësor.
Shtresat në nevojë të cilat i goditi që vitin e parë, se gjysmën e hoqi nga lista, u tha ikni refugjatë sepse nuk kam punë me ju, pra shtresat në nevojë nuk marrin asnjë qindarkë. 45 përqind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe nuk ka asnjë qindarkë më shumë për ta në buxhetin e Edi Ramës për vitin e ardhshëm. Kur e keqja zë rrënjë, na duket pastaj e natyrshme si një pemë që kemi para shtëpisë. Ne e kemi thënë vit për vit se kjo qeveri nuk ka kujdes për shtresat në nevojë, përkundrazi i godet shtresat në nevojë. Dua ta përsëris se buxheti i 2017-ës, po kështu është një buxhet antisocial, shtresat në nevojë, ish-të përndjekurit, pronarët, asnjë qindarkë më shumë, dhe kjo reflektohet në buxhetin e tij. Në thelb, është një buxhet i cili është qepur për t’i vënë vulën realitetit të qeverisjes Rama këto katër vite. Merri shumicës, jepi pakicës. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë varfëruar, paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq. Një pakicë me në krye Edi Ramën, hapin ekspozita pikture, bëjnë qypa balte, blejnë pasuri miliona dollarëshe brenda dhe jashtë vendit, të gjitha me paratë që u merren shumicës së shqiptarëve. Opozita nesër, deputetët tanë do të shpalosin në detaje këtë buxhet antipopullor, si sa i përket fushave të ndryshme, ashtu edhe përsa i përket efekteve që do të ketë tek qytetarët të cilët opozita i përfaqëson në parlament. Alternativa jonë të cilën po e diskutojmë ditë për ditë me qytetarët është krejtësisht e kundërta e kësaj që bën Edi Rama. Ne do të ulim taksat, ne do t’i japim Shqipërisë taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma, për luks, për ekspozita, nuk do të shkojë për 11 miqtë e Lulzim Bashës. Prioritet do të jenë shtresat në nevojë. Objektivi ynë i parë social, qëllimi ynë i parë, qëllimi im i parë si Kryeministër, do të jetë që asnjë familje të mos mbetet pa bukë, pa ujë, pa drita. Dhe në këtë kuadër alternativa jonë sociale, programi ynë social parashikon pagesën e 200 kv të parë të energjisë për çdo familje në nevojë. E njëjta gjë edhe me faturën e ujit dhe ndihmën ekonomike me të cilën të mund të përballojnë nevojat minimale jetike. Jo me një dorë t’i marrin dhe me dorën tjetër t’i paguajnë si faturë energjie, apo si faturë uji apo si ilaçe, në rastin e pensionistëve.
Alternativa jonë është alternativa e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, duke e bërë shtetin garantuesin e lirisë dhe jo xhandarin në të cilin e ka kthyer Edi Rama. Xhandar i cili përcakton që sado i aftë të jesh, sado ide të mira të kesh, edhe kur ke mundësinë apo kapitalin për të ecur përpara, nuk e vendos tregu, por e vendos doganieri i korruptuar, tatimori i korruptuar, ministri i korruptuar, kryeministri i korruptuar. Ai vendos nëse do të bësh përpara në ekonomi apo do të mbesësh në vend. Kjo do të marrë fund. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë ku secili të ecë përpara sipas aftësive, djersës, mundit dhe punës së ndershme.
Natyrisht seanca e nesërme nuk është seanca e shpalosjes së alternativës së Partisë Demokratike. Ndonëse nuk do të mungojë kontrasti i thellë midis asaj që ne propozojmë, duam dhe do të arrijmë bashkë me shqiptarët, një Shqipëri të mundësive për të gjithë. Por është autopsia finale e një regjimi kleptokrat, hajdutësh, të korruptuarish dhe kriminelësh që erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe që sot jo vetëm që s’ka realizuar asnjë premtim por e ka zhytur Shqipërinë në mjerim të thellë, në korrupsion, në drogë dhe në krim. Ka mbyllur dyert e integrimit europian të Shqipërisë dhe njësoj si paraardhësit e vet biologjik dhe politik fajin  gjen tek armiqtë e tij imagjinarë të brendshëm dhe të jashtëm, fajin e gjen tek opozita, fajin e gjen tek mediat, fajin e gjen tek parlamentarët gjermanë, austriakë, holandezë, grekë, fajin e gjen tek mediat amerikane, britanike, zvicerane, italiane, por asnjëherë tek vetja e saj.
Kjo është simptoma e fundit e një regjimi të izoluar nga realiteti, të ndarë me një hendek të madh nga populli, është edhe parathënia e rënies përfundimtare, e largimit të kësaj qeverie. Nesër opozita do ta bëjë këtë të qartë gjatë gjithë seancës parlamentare.
 

Previous Post

DËSHMITË/Prostitutat nga Fieri përleshen në Tiranë

Next Post

FOTO GALERI/ Pilotja superseksi e “Boeing 737”, “të çmend” me jogan dhe sparkatën e saj

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ Pilotja superseksi e “Boeing 737”, “të çmend” me jogan dhe sparkatën e saj

FOTO GALERI/ Pilotja superseksi e “Boeing 737”, “të çmend” me jogan dhe sparkatën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.