Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një nënë 27 vjeçare, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi, ku edhe e kishte lindur.
Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë.
Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim për 27 vjeçaren M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.











