Meghan Markle po pritet të lindë nga çasti në çast. Së fundmi, mediat angleze shkruajnë se dhe ambulanca ka mbërritur pranë shtëpisë në Frogmore.
Spekulimet se foshnja është në sekondat e fundit e të ardhurit në jetë, po shtohen nga momenti në moment.

Meghan 37 vjeç dhe Harry 34 vjeç, u shpërngulën kohët e fundit në Frogmore pas një rinovimi prej milionash që i bënë banesës.
Meghan nuk do të ndjekë gjurmët e Kate dhe Princeshës Diana, të cilat dolën në publik menjëherë sapo lindën më fëmijën përkrah. Tani të gjithë sytë janë nga Meghan sepse lajmi i kësaj jave me siguri do të jetë ardhja në jetë e bebit mbretëror.











