• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike

droni by droni
24 April, 2019
in Kryesore, Politika
0
“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur hije dyshimi mbi projektligjin për krijimin e Koorporatës së Investimeve, duke theksuar se kjo e bën kryeministrin Edi Rama pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme.

Përmes një deklarate për mediat, Tabaku evidenton se projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend.

“Pa i dhënë llogari askujt, Rama mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar”,- shprehet ajo.

Më tej Tabaku shton se: “Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët”.

Sipas saj nëse ky ligj miratohet do të miratohet në Parlament, Partia Demokratike angazhohet ta anulojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj.

Deklarata e plotë e ish-deputetes së PD, Jorida Tabaku
Prej shumë kohësh, Partia Demokratike i ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se sa herë Edi Rama sillet si klloun për të bërë shqiptarët të qeshin, sa herë organizon koncerte luksoze apo sa herë nxjerr administratën në antiprotestë, ai është momenti kur Edi Rama po bën një vjedhje të madhe.

Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

Ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Korporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, me vendim të Edi Ramës, mund të menaxhojë, japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës.

Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Ligji që krijon Korporaratën e Investimeve ka 5 pika kyçe që tregojnë hapur qëllimin e Edi Ramës për të grabitur pronën publike përpara se të largohet nga karrigia që e ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.

1. Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike.

Kjo do të thotë se Korporata, de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

2. Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci.

Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

3. Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të Korporatës.

Duke qenë se pronar i aksioneve është qeveria, kjo do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike. Ky është një bixhoz i ri me pasuritë publike, që i hap rrugë blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të paidentifikuar, pasi është e drejtë e atyre që luajnë në bursë të mos e tregojnë identitetine tyre.

4. Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke I rrëmbyer pronat e bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama.

Kjo do të thotë se pushtetit local I merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve, për ta luajtur më pas në bixhozin e bursës, për ta humbur në një kredi të pashlyer apo për t’ia dhënë për shfrytëzim një privati pa prokurim publik. Ligji I Pushtetit local përcakton se tjetërsimi I pronave të bashkisë bëhet me 3\5-at e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se këtë shumicë Edi Rama nuk e zotëron, ka vebdosur të grabisë me ligj antikushtetues pronën publike, njësoj siç veproi me ligjin për Teatrin Kombëtar.

5. Ligji i Edi Ramës zhduk konkurencën e lirë dhe cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kjo ndodh duke i dhënë klientit të Ramës status të privilegjuar të përdorë pronën publike pa hyrë në garë me të tjerët dhe duke u mjaftuar me vendimin personal për Pazar të kryeministrit. Pas ligjit për Teatrin dhe Koncesionit të dështuar për Aeroportin e Vlorës, ky është ligji I tretë antieuropain që Edi Rama çon në Parlament si një grabitës përsëritës, duke treguar përçmim dhe shpërfillje për rregullat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europain.

Krijimi i Korporatës së Investimeve, skemës gjigande të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, përfshirë edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës dhe vendimit për pezullimin e rregjistrimit të pronave në bregdet.

Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.
Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.

Qeveria e Ramës dhe parlamenti i kontrolluar prej tij nuk punon për shumicën, Kjo qeveri dhe ky parlament përfaqësojnë pakicën dhe kjo reflektohet në çdo vendim që marrin kundër interesit publik.

Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.

Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj.

Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2245171712366880?sfns=moreoptionsios

Tags: jorida tabakukoorporata e investimeveLigjiPDprona publike
Previous Post

Shkarkimi i Mynyr Konit, Fuga: Presim me padurim vendimin e Metës

Next Post

Po punohej për rrjetin e ri të metrosë, arkeologët zbulojnë “thesarin” e jashtëzakonshëm në Selanik

droni

droni

Next Post
Po punohej për rrjetin e ri të metrosë, arkeologët zbulojnë “thesarin” e jashtëzakonshëm në Selanik

Po punohej për rrjetin e ri të metrosë, arkeologët zbulojnë "thesarin" e jashtëzakonshëm në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.