Krijimi i partisë së Re “Bindja Demokratike”, rikthimi i Astrit Patozit dhe dilemat e Rudina Hajdarit padyshim kanë marrë vëmendje të mëdha përgjatë kësaj jave.
Por, ish-ministri Ylli Manjani thotë se ti kushtosh vëmendje këtyre, është gabim.
Manjani thotë se po largohemi nga gjëja kryesore për të cilën duhet të shqetësohemi.
“Gabimi i madh taktik që bëjmë të gjithë:Në vend të fokusihemi tek problemi, merremi me personat. Kur merremi me personat, nuk merremi me kryepersonin, por me të tjerë…
Pra në vend të merremi me sundimin e pushtetit absolut të Edi Ramës, harxhojmë kohë të çmuar duke u marrë me Gent Cakajn, Rudina Hajdarin, Sander Leshin, Astrit Patozin etj…”,-shkruan ai në rrjetet sociale.











