Mjekët në Shkodër kanë protestuar sot për nenin 96 të Kodit Penal sipas të cilit gabimet mjekësore konsiderohen vepër penale. Ata e kundërshtojnë forcërisht këtë nen duke thënë se sensibilizohen me të gjithë punonjësit e shëndetësisë që hasen me këtë problem. Në protestë ka marrë pjesë edhe mjeku që u arrestua për falsifikim kartele Edi Smajlaj i cili e konsideroi ndalimin e tij si jo të rregullt. Sipas tyre nuk ka ligj për përgjegjësitë e stafit shëndetësor. Protesta e tyre do të vazhdojë cdo të enjte për sensibilizim të ligjvënësve.











