Pas arrestimit të personit të pestë të dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkruan se arrestimi i tij ngushton lakun e keqbërësve, edhe pse ata nuk janë shpallur fajtorë ende, ndërsa e ka cilësuar këtë punë intensive të Policisë së Shtetit.
Postimi i Ramës:
Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete











