Jepet masa për inxhinierët e firmës që po punonte në Lungomare e që shkaktoi aksidentin e para disa ditëve në Vlorë. Arrest me burg është masa që gjykata ka dhënë për Ilirian Tahmazin dhe masën arrest shtëpie për Tomorr Cenën i cili ishte Inxhinier Zbatues i Projektit. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.











