Gjykata për Krime të Rënda caktoi “Arrest në burg” pa afat për Alkond Bengasin, ndërsa ky i fundit ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura.
Sipas informacioneve të fundit, ai ka pranuar të rrëfejë gjithcka, dhe të ndihmojë policinë në hetime.
Gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku.
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Prej 9 prillit Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.












