Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë sot koalicionin opozitar.
Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00 do të nisë firmosja e marrëveshjeve me partitë për krijimin e koalicionit opozitar.
Me koalicionin e PD-së do të bashkohen partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.
Sipas burimeve nga selia blu, firmosja e marrëveshjeve do të jete e veçantë për secilën nga partitë. Firmosja do të bëhet tek Hotel Tirana pa praninë e kamerave.
Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.











