Edhe pse gjendja e saj shëndetsore u përfol shumë javëve të fundit, Britney Spears është parë për herë të parë, pas shtrimit në spitalin psikiatrik.
Britney Spears ka gëzuar disa kohë me të dashurin e saj Sam Asghari në hotelin Montage në Beverly Hills të dielën pasdite.
37-vjeçarja kishte veshur fustan të lehtë të kuq ndërsa i dashuri i saj nuk e la të përballej me disa gazetarë.
Britney kërkoi vullnetarisht një program trajtimi 30-ditor për të adresuar shqetësimin e rëndë emocional që lidhej me sëmundjen e babait të saj.













