Një 42-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas dëmtimit që mori nga vizita në Kanionet e Erzenit.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, alpinisti ra nga lartësia dhe dëmtoi rëndë këmbën. Pikërisht kjo qe arsyej pse ai e pati të vështirë kthimin.
Kështu shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 ne Tirane, në bashkëpunim me Shërbimet e Emergjencave Civile, Zjarrfikësit dhe Forcat Ajrore të Ushtrisë, i erdhen në ndihmë.
Për shkak të terrenit mjaft të vështirë dhe pamundësisë për ta transportuar shtetasin G.G. u kërkua ndihma e helikopterit të forcave të Ushtrisë.
Pas shumë përpjekjesh, duke rrezikuar, i demtuari u transportua me helikopter në spital.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/282847342639302/
https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/327156291243961/?t=53












