Të rinjtë e aksionit qytetar të drejtuar nga sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji me organizator, Rajkard Dervishaliaj i vendosën sot damkën e kanabisit, stemën që simbolizon më së miri këtë mazhorancë qeverisëse.
Stampimi është bërë sot para Kuvendit ndaj makinave të deputetëve e ministrave.
“Kjo qeveri na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës, ne sot do shënjojmë çdo makinë deputeti dhe çdo deputet me stemën e republikës së themeluar nga Rama, Republikën e Kanabisit”, paralajmëroi Dervishaliaj.
Sipas tij, ky aksion pason goditjen me vezë të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt dhe kanabisit “të mbjellës” para kryeministrisë.












