Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në Kamëz ku mësohet se kanë plasur disa bombola gazi në një kompani ndërtimi pranë Komisariati Nr. 5.
Nga të dhënat e para dyshohet sa janë plagosur dy persona.
Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se me kërkesë të Drejtorisë së Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura kanë dërguar 2 mjete zjarrfikëse në ndihmë të shuarjes së zjarrit të përmasave të mëdha.












