Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar ashpër pas një vendimi të fundit nga ana e qeverisë.
Vendimi i fundit konsiston në transferimin e Drejtorisë Arsimore të Shkodrës në varësi të Lezhës.Voltana Ademi i ka dërguar një letër prefektit dhe kryeministrit Edi Rama për anulim të vendimit.
‘Kjo është çmenduri, kryeministri duhet të reflektoje sepse nuk mund të përbuzet një qytet universitar’,-shprehet Ademi.
Gjithashtu, një reagim ka pasur edhe nga ana e këshilltarëve bashkiakë, të cilët e kanë cilësuar zhvendosjen e DAR si diskriminuese dhe të papranueshme.
Lajmi ka shkaktuar debate debate të forta edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak.











