Një operacion i policisë në zonën e Krujës ka goditur një grup kriminal duke sekuestruar 40 kallëpe eksplozivë e 100 kapsolla detonatore.
Bëhet me dije nga policia se ka arrestuar dy prej personave të grupit dhe po punohet për kapjen e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet.
Policia ka sekuestruar gjithashtu dy makina që i përkasin grupit kriminal në fjalë.
Njoftohet se mjetet plasëse do ti shiteshin një grupi tjetër kriminal.
Alfred Gurra, 26-vjec, banues në Krujë dhe Drini Lika 35 vjec janë arrestuar. Ky i fundit mësohet se ëshët me precedent të mëparshëm.











