Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në një takim në Rumani ku prej andej ka folur për reformat e Sundimit të Ligjit që po bëhen në Ballkan dhe inkurajuar nisjen e një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.
Basha në Slloveni: Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.
Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.












