• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTARI/ Si ndryshuan këngët e dashurisë, nga erotika e fshehur te zhveshjet banale

admin by admin
2 December, 2016
in Kulture
0
DOKUMENTARI/ Si ndryshuan këngët e dashurisë, nga erotika e fshehur te zhveshjet banale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ti ma nxive jetën”, “Pse sillesh si katunare”, “Jeta s’bohet pa lek”, “E ke senin e vogël”… Këto janë copëza tekstesh të këngëve të sotshme për dashurinë. Djali, që atëherë të priste me biçikletë, sot të pret me sllon, nuk të dhuron një tufë mimozash, por çelësin e një “Ferrari”, beli i këputur që imagjinohej te burimi i fshatit, ku vajza mbushte ujë, tani s’ka nevojë fare për imagjinatë, se vajza e ka zhveshur vetë; dhe jo vetëm belin, po çfarë të duash…
“Kënga njëherë këndon veten e pastaj për mua e për ty”, thotë tekstshkruesi Lefter Çipa.
Po kështu këndojnë këngët polifonike, po ato që buçasin kanaleve televizive, radiove, xhamave të makinave, pub-eve, kujt i këndojnë?!
Gjithnjë e interesuar ndaj fenomeneve të tranzicionit, Donika Mustafaj kësaj here është ndalur te këngët e dashurisë; si kanë ndryshuar ato në këto 25 vite demokraci. “Kur kënga nuk ishte Pazar”. Kështu titullohet dokumentari më i ri i skenaristes dhe regjisores Mustafaj, i cili u shfaq dje në Kinema “Millenium”.

Dy kohë

kenga1Kompozitorë e poetë, që kanë krijuar përpara viteve ’90, por vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot, rrëfejnë se si shkruheshin këngët asokohe dhe si shkruhen sot; se si një autor teksti apo muzike kalonte net të tëra zgjuar, jetonte me krijimin e vet, vërente me vëmendje histori e i transformonte në këngë… Jorgo Papingji, Luan Zhegu, Lefter Çipa, Flamur Shehu, Nasho Jorgaqi, Adrian Hila, Pandi Laço, Agim Krajka, Arben Duka, e shumë të tjerë rrëfejnë për Mustafajn.
Dokumentari është ndërtuar mbi shumë zëra, mbi kontraste të forta dhe përplasje mes këngësh të dy periudhave të ndryshme; tekstesh; ritmesh. Ndryshimi është radikal. Dashuria e ndrojtur, e fshehtë, e veshur me një simbolikë erotike në këngët e para viteve ’90, qofshin këto të lehta apo edhe popullore, është zëvendësuar me erotikën e hapur, karnale, të drejtpërdrejtë, pa shumë naze dhe ojna, materiale e kapriçoze; ndërsa gëzimi i dashurisë dhe i pritjes është shndërruar në dhimbjen e ndarjes, tradhtisë, “tjetrës”.
Këngët janë vetë ato që flasin, por Mustafaj ka marrë edhe mendimin e një klase nxënësish. Çuditërisht, ata thonë se ata nuk e gjejnë veten te këngët e pas viteve ’90, se tekstet e tyre janë banale, që e trajtojnë dashurinë si një ndjenjë ordinere, që nuk të mësojnë asgjë për të, që flasin më shumë për vuajtjen se për gëzimin që të fal, se bëhen vetëm për të fituar treg.

Pyetje që kërkon përgjigje

dkSipas vetë kompozitorëve apo tekstshkruesve “atëherë këngët bëheshin pa hile”, ndërsa sot është tregu ai që e orienton këngën. Por, nëse është tregu ai që i orienton muzikantët e poetët drejt një kënge sipërfaqësore, komerciale; nëse nuk janë të rinjtë ata që e pëlqejnë, atëherë kush janë ata që e konsumojnë këtë këngë?!
Përse ato shtohen dita-ditës, bashkë me fytyrat e këngëtareve manekine?! Autorja e orienton dokumentarin drejt idesë së saj që kënga e dashurisë ka pësuar një zvetënim të dukshëm, ajo e dokumenton këtë fenomen, por nuk na jep arsyen përse. As vetë kompozitorët dhe autorët e teksteve nuk na japin një arsye se përse ka ndodhur ky shndërrim.
Ata thonë se e dikton tregu; se nuk ka kontroll; se këngë mund të bëjë dhe mund të këndojë kushdo; se një këngë mund të blihet dhe shitet në Pazar, por nuk na thonë se si është krijuar ky Pazar dhe kush janë blerësit e tij. Ndër të intervistuarit nuk ka asnjë që të pranojë se i pëlqejnë këngët tallava, këngët e Çiljetës, Zajminës, Florit, Medës, Xhesika Ndojt, Encës, Luana Vjollcës, Getoarit, Tunës, Nojzit, Stresit dhe gjithë shokëve të tyre. Dhe nga sa shohim përditë, nuk janë pak ata që i pëlqejnë, i këndojnë e kërcejnë këto këngë.
Nuk është pyetur asnjë nga këngëtarët e mësipërm se përse këndojnë ato këngë që këndojnë, kush ua pëlqen ato. Madje, edhe në mes të kompozitorëve dhe poetëve që flasin, ka edhe nga ata që nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të komercialitetit. Ata, më mirë se kushdo mund të na e kishin zbërthyer mekanizmin e krijimit të një kënge “të mirë” dhe një kënge “të keqe”, një kënge të ndjerë, të menduar, të punuar gjatë dhe një kënge komerciale, me dy vargje tekst, dhe me të njëjtin motiv muzikor që përsëritet pa fund.
Është e vërtetë se publiku bie dakord me faktin që këngët kanë ndryshuar, se më parë kishin më shumë melodi e më shumë tekst; këtë e ndjen në lëkurë, në emocionin që të shkakton një këngë e bukur, por nuk e merr përgjigjen e pyetjes, se përse ka ndodhur ky shndërrim.
A është ky një fenomen mbarëbotëror? A kanë ndryshuar shijet e shqiptarëve? A ka ardhur ky ndryshim bashkë me ndryshimin që ka pësuar shoqëria shqiptare, në mentalitet, mënyrë jetese etj.? Mos vallë edhe koncepti për dashurinë dhe moralin ka ndryshuar? Ndoshta këto përgjigje publiku do t’i marrë në hulumtimin e ardhshëm. Donika Mustafaj do të dijë të na japë edhe anën tjetër të medaljes. Panorama

donika
Foto, Donika Mustafaj, regjisorja dhe skenaristja e dokumentarit “Kur kënga nuk ishte Pazar”

Previous Post

EUROPOL: Vendet ku ISIS pritet të godasë së shpejti

Next Post

“Nuk rikandidoj për president”

admin

admin

Next Post
“Nuk rikandidoj për president”

"Nuk rikandidoj për president"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.