Një ngjarje e rëndë është regjistruar më parë në Lezhë. Një tren i linjës Shkodër-Vorë ka përplasur një automjet me të cilin udhëtonin tre persona të një familje.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Mjeti u përplas te mbikalimi në hekurudhë në fshatin Pllanë. Mësohet se treni ka prekur mjetin në pjesën anësore.











