sh-deputetja e PD Jorida Tabaku ka treguar surprizën e opozitës për protestën e paralajmëruar të ditës së nesërme.
Tabaku deklaroi në studion e lajmeve në RTV Ora se nuk do të ngrihet asnjë çadër, pasi shprehet se djegia e mandateve ishte akti më i rëndë.
Mirëpo ish-deputetja ka zbuluar se protesta e nesërme do të jetë ndryshe nga protestat e kaluara, teksa thotë se PD nuk ka ndërmend të përsërisë veten dhe se protestat janë bërë të zakonshme.
‘Nuk do të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetëveten’, shkruan Tabaku.












