Pamjet që shihni në videon e Televizionit A2 nuk duan shumë koment.
Një prej truprojave të kryeprokurores Arta Marku, shtyn dhunshëm gazetarin e Klan Plus, Renaldo Salianji. Ai thjesht po i drejton mikrofonin kryeprokurores dhe po tenton ta pyesë.
Pra, ai thjesht është duke bërë punën e tij, ndërsa truproja i Markut sillet si gangster rrugësh edhe pse paguhet me para të taksapaguesve shqiptarë.











