Botimi në italish i romanit të Besnik Mustafaj u prezantua në librarinë Adrion, që ndodeht në qendër të Tiranës,
Bashkë me autorin ishin edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Cutillo dhe Ambasadori I BE-së në Tiranë, po ashtu Italian, Luigi Soreca.
Gjatë bisedës e cila u moderua nga gazetari Enkel Demi, u trajtuan temat kryesore të “sagës së vogël të burgjeve”: shndërrimi i identitetit njerëzor kur i nënshtrohet humbjes së lirisë dhe shtypjes politike.

Libri I Mustafajt u konsiderua një kontribut i jashtëzakonshëm për rindërtimin e historisë së Shqipërisë dhe një reflektim shumë aktual për shndërrimin që pëson njeriu i nënshtruar nga robëria dhe burgimi.
“Një sagë e vogël” është e përkthyer po ashtu edhe në frëngjisht.











