Kryeministri Edi Rama nisi nje takim sot me Kryeministrin grek Tsipras gjatë punimeve të Samitit ekonomik 16+1 të Kinës me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Takimi fokusohet në temat e nxehta që janë ende pezull mes dy vendeve, sidomos ajo e kufijve detarë dhe tokësorë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ndërkohë që së fundi situata është ashpërsuar edhe më shumë për shkak të ligjit për shpronësimin e pronave në bregdet, që sipas Greqisë cënon të drejtat e minoritetit.

Athina zyrtare kërcënoi Shqipërinë me veto në proceset e saj integruese.
Rama dhe Tsipras janë takuar disa herë në ngjarje ndërkombëtare por takimet e tyre asnjëherë nuk kanë patur jehonë në marrëdhëniet shqiptaro-greke.












