sh-kryeministri, Sali Berisha, është skeptik mbi rolin që do të ketë kryeprokurorja e Përgjithshme në zbardhjen e supergrabitjes në Rinas.
Duke e akuzuar si të kapur nga Rama, Berisha tha se ky i fundit mund të bllokojë çdo hetim.
Por lajmi i mirë në gjithë këtë situatë, tha ai në RTV Ora, është se për herë të parë Kryeministri fajësoi për një gjë kinezët dhe jo Saliun.
Berisha: Këtu nuk kemi Prokurore të Përgjithshme, këtu kemi krye krye krye kryeprokuror Edvin Kristaq Ramën.Këtu është gjithçka e paralizuar, sundim bandash. Krye krye kreu ka për borxh të bllokojë çdo hetim sepse deklaroi se faji është i kinezit,. Kësaj here nuk tha faji është i Saliut. Papërgjegjësi në vendin e sigurisë më të lartë që është aeroporti. Sikur nuk është territor shqipar por territor kinez.












