Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të Luan Haxhija 38 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi Haxhija ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr. 94/2000 e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasje”, “Tentativë vrasje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar në nenet 575 ,56, 110 të Kodit Penal Italian të neneve 3 dhe 4 të ligjit Nr. 75/1978.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.












