Armando Sadiku rikthehet te goli.
Pas rrjetës me kombëtaren, sulmuesi 27 vjeçar realizoi golin e vetëm për Luganon, në barazimin 1-1 në transfertën e Baselit. “BUM BUM” lëshoi një silurë nga rreth 30 metra, duke e dërguar sferën në trekëndësh e më pas në rrjetë.
Një ekzekutim fantastik ky nga Sadiku, i cili realizon golin e tij të dytë që prej rikthimit te Lugano. Ndërkohë për Baselin u aktivizuan edhe Xhaka e Ajeti, por nuk arritën të lënë gjurmë.











