Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali pas një përplasje të fuqishme gjatë natës në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari, Viktima janë një grua shqiptare 56-vjeçe dhe një i moshuar 82 vjeçar, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë nga mediat italiane.
Po ashtu bëhet me dije se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, një polic 44 vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka qënë aq i fuqishëm sa burri ka dalë nga makina pas përplasjes, ndërsa gruaja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca. Aksi ku ndodhi aksidenti u mbyll për kalimin e mjeteve të tjera për disa orë, ndërsa qarkullimi normal u mundësua vetëm mëngjesin e sotëm.













