Ne foto, amerikanë që protestojnë në ambasadën italiane në Uashington më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Shqipërise
Përvec Presidentit Ilir Meta që ndodhet në Durrës, edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka përkujtuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia 80 vjet më parë, më 7 prill 1939.
Ai ka postuar një varg fotosh me pamje nga dita e pushtimit dhe më vonë.
Në dy nga fotot shihen zyrtarë amerikanë në Uashngton që protestojnë përpara ambasadës italiane për pushtimin e vendit si dhe një protestë në SHBA kundër pushtimit të Shqipërisë.



















