Juventus nuk njeh rival në Seria A, edhe pse këtë herë me ndihmën e VAR, teksa titulli është vetëm 4 pikë larg. Në takimin e vlefshëm për javën e 31-të, bardhezinjtë mposhtën Milanin me përmbysje, duke vendosur një dorë te titulli i 8-të radhazi në vend.
Golit të Piatek në minutën e 39-të iu përgjigjen Dybala e Kean në fraksionin e dytë. Argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metra larg, ndërkohë që talenti italian nuk njeh pengesa. Goli ndaj kuqezinjve ishte i 5-ti radhazi dhe i gjashti me fanellën e Juventusit në këtë takim, nga 7-të gjithsej.
Për tu theksuar është momenti ku Milanit iu anulua një penallti e dukshme, mirëpo VAR në këtë rast ishte “në gjumë”.
Me këtë fitore Juventus numëron 21 pikë më shumë se Napoli ndjekës, i cili ka një takim për të zhvilluar kur kanë mbetur edhe 7-të javë nga fundi.












