Pasditen e sotme efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, zbuluan municione në Bradashesh të Elbasanit.
Bëhet fjalë për 100 predha artilerie, të cilat janë transportuar për në poligonin ku do të bëhet asgjësimi i tyre.
Në operacion asistuan efektivë të Policisë së Shtetit.
Operacioni zgjati përreth 2 orë dhe forcat xhenio evuidentuan 100 predha artilerie 85 mm në njësinë adminstrative Bradashesh në Elbasan, të cilat mendohet se kanë mbetur aty që prej vitit 1997.
Kërkesa për ndërhyrje u be nga Prefekti i Elbasanit menjëherë pasi predhat u konstatuan në afërsi të lumit.











