Janë rreth 14 ferma nw Zvicwr që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën ata do të paguhen 3200 franga në muaj.
Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur që në saj të këtij projekti të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre. Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë, shkruan gazetaexpress.
Rreth një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër filluan së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës. Por, pavarësisht marketingut të tyre nuk arritën që të gjenin punëtorë në disa punë të caktuara.
Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.












