Lëkundje tërmeti gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë në Jug të Shqipërisë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë më magnitudë 2.2 dhe është ndjerë rreth orës 03:22 të mëngjesit 20 km në Juglindje të Vlorës, në Gjorm.
Tërmeti ka qenë në thellësi 9 km dhe është ndjerë dhe në fshatrat përreth.

Ndrkohë dhe ditën e djeshme u ndje një tërmet me magnitudë 3.2 ballë në qytetin e Durrësit.












