Këto janë pamje të mrekullueshme që vijnë nga Valbona e Alpeve të Shqipërisë.
Natyra në Shqipëri ka pjesë të bukura dhe të veçanta të saj dhe gjithashtu dhe specie të rralla.
Në Parkun Kombëtar të Valbonës janë filmuar të vegjlit e derrit të egër. Sipas shpjegimit të ekspertëve, këlyshët e derrit të egër deri në 6 muajsh janë me vija të errëta në të gjithë gjatësinë e trupit e më vonë gëzofi i tyre merr ngjyrë kafe të errët.
https://www.dailymotion.com/video/x759xza











