Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri përmes një postimi në Facebook shkruan se kryeministri Rama sot “u betua” se do të çojë opozitën për skrap.
Strazimiri shprehet se Rama ka vjedhur shprehjen ish-kryeministrit të Italisë Mateo Renzi, i cili pasi e përdori atë, u çua për skrap nga italianët. Ai thekson se edhe Rama do të ketë të njëjtin fat si Renzi e se shqiptarët do ta çojnë për skrap.
“Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…
Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…
E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ????… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!
Sinqerisht,
POPULLI












