Një çift shqiptarësh dhe një e mitur greke u arrestuan në Greqi, pasi u kapën me 34.2 kg marijuanë.
Operacioni u zhvillua në banesën e 48-vjeçarit shqiptar në Athinë, ku në pranga u vu edhe 24-vjeçarja shqiptare dhe e mitura greke 17 vjeçe.
Policia i sekuestroi edhe 7750 euro dhe një motor.
Të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve helene të drejtësisë për veprime të mëtejshme.











