Protestuesit kanë zbuluar nje provokator në radhët e tyre dhe kanë kërkuar largimin e tij. Grupi i protestuesve ishin të bindur se ishte një polici civil, i futur si provokator, kështu kanë shtyrë atë per ta nxjerrë jashtë turmës.
Nga ana tjetër, policia u bëri thirrje protestuesve që të heqin kapucët dhe maskat, në të kundërt do të dënohen. Në moszbatim të thirrjes së policisë, uniformat blu kanë marrë një djalë dhe e kanë larguar nga protesta pasi mbante kapuçin.
Protesta ka vijuar normalisht, veç ndërhyrjes së fundit dhe kur protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë kodronin e policisë para Parlamentit, por nuk kanë mundur.
Opozita po mban protestën e 8, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa brenda tij zhvillohet seanca parlamentare. Me mungesën e Bashës, këtë herë peshën e protestës e ka rinia.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/759369521129936/











