Teksa protesta ka nisur dhe qytetarët po marshojnë drejt Parlamentit, disa trakte me foto të ish-kryeministrit Berisha kanë mbushur rrugët dhe pemët e kryeqytetit.
Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar disa foto të shënimeve të vendosura në stacion autobusi, shtylla e pemë, në formë traktesh ku kërkohet rikthimi i Berishës në pushtet.
“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” apo “Kthehu Legjendë”, shkruhet në këto parulla.













