Banorët e fshatit Lubonjë kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën dhe duke mos lënë mjetet e TAP për të vijuar punën.
Sipas tyre firma kishte premtuar shtrimin e rrugës por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Ndërkaq, për shkak të rrugës ata kanë dhe një shqetësim tjetër.
Mungesa e rrugës që i lidh me Korçën jo vetëm u ka vështirësuar jetën dhe shtuar kostot ekonomike por po u lë dhe ata pak djem që kanë mbetur në fshat pa martuar.
“Na mbeten djemtë pa martuar, kemi 5 djem në fshat dhe nuk na vinë nuset në shtëpi se nuk ka rrugë” ,-shprehet një banor.











