Òpozita do të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ku nga ana tjetër njëkohësisht do te mbahet dhe seanca plenare.
Seanca parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.
Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti ku si zakonisht vendosja e tyre fillon që 2 orë para.
Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.
Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 7 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.












