Parlamenti britanik u përball me një situatë të pazakontë gjatë një seance plenare. Në kulmin e tensioneve dhe debateve rreth “Brexit”, seanca u ndërpre nga burra dhe gra gjysmë të zhveshur.
Protestuesit, pjesëtarë të grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes” kërkuan më shumë vëmendje për ndryshimet klimatike.
Ata u vendosën në dritaret që ndan deputetët nga publiku, duke shënuar dhe shkeljet më të mëdha të sigurisë në parlamentin britanik që nga viti 2014.
Protestuesit tërhoqën vëmendjen e deputetëve, mes tyre edhe ish-liderit Laburist, Ed Milliband, që zgurdulloi sytë me habi kur i pa. Policia ndërhyri shpejt duke i larguar pjesëtarët e grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes”.











