Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar me banim në Camigliano.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i identifikuar me iniciale S.L u arrestua pas një ndjeke nga karabinierët, pasi ai shtoi shpejtësinë e makinës kur i është kërkuar të ndalojë.
Pas disa kilometrash ai ka braktisur makinën duke vazhduar rrugën në këmbë, por u arrestua pak metra nga makina e tij.
Pas kontrollit personal dhe të automjetit, shqiptarit iu gjetën vegla të ndryshme për vjedhje, të cilat iu sekuestruan bashkë me makinën.
Shqiptari iu dorëzua autoritetet gjyqësore për veprime të mëtejshme.











