Kuvendi do të mblidhet të mërkurën. Mësohet se është zhvendosur seanca e së enjtes një ditë më parë.
Nga ana tjetër, burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se opozita do të protestojë sërish para Kuvendit. Degët e Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën për ditën e mërkurë.
Ndërkaq nga lista shumëemërore e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 2017 vijon aplikimi për deputetë. Kështu Halil Jakimi, kandidat i PD-së në qarkun Dibër ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit ditën e sotme.
Kujtojmë këtu se deri tani janë gjithsej 98 deputetë në Kuvend. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.











