• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshon tatimi për dy të punësuarit, duhet të paguajnë shtesë mbi të ardhurat

droni by droni
1 April, 2019
in Ekonomi, Kronika
0
Taksat, disa nga ndryshimet në paketën e re që u votua në Parlament
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

30 prilli është afati i fundit kur individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit ose 167 mijë lekë në muaj, duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre për vitin 2018.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA-s e kanë të gjithë tatimpaguesit individë rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura buto vjetore në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.

Kategoritë që i nënshtrohen detyrimit për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave, janë:

  • ​Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët.
  • ​Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit;
  • ​Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;
  • ​Të ardhurat bruto nga interesa bankarë;
  • ​Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
  • ​Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
  • ​Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;
  • ​Fitimi kapital nga dhurimi;
  • ​Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Modeklarimi dënohet me gjobë prej 5 mijë lekësh.

Të dy punësuarit duhet të paguajnë tatim shtesë mbi të ardhurat

Tatimet tërheqin vëmendjen se: “Tatimpaguesit individë të punësuar në më shumë se një vend pune dhe janë të detyruar të dorëzojnë DIVA-n, duhet të llogarisin sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 9 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi për shumën totale të të ardhurave bruto nga pagat. Tatimit të llogaritur nga bashkimi i të ardhurave bruto nga punësimi (pagat) i zbritet tatimi i paguar nga punëdhënësit”.

Kjo do të bëjë që të dypunësuarit, pagat e të cilëve në total i kalojnë 167 mijë lekë në muaj do të duhet të paguajnë më shumë, pasi totali i pagave bruto i bën ata subjekt të normës 23% mbi pagën 150 mijë lekë, nga 13% që kishin paguar gjatë vitit për secilën pagë individuale.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, Për shumën e pagave mujore deri 30,000 leke tatimi është zero%; -Për shumen e pagave mujore nga 30,001 -150,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30,000 lekë; -Per shumën e pagave mujore nga 150,001 lekë e më teper, tatimi është 15,600 + 23% e shumës mbi 150,000 lekë.

Konkretisht, marrim një të punësuar që merr dy paga bruto, një 85 mijë lekë dhe një tjetër 95 mijë lekësh, pra në total 180 mijë lekë në muaj. Në total të dyja pagat arrijnë në 2.16 milionë lekë dhe individi e përmbush kushtin për të deklaruar të ardhurat vjetore. Përgjatë vitit, individi ka paguar tatim mbi të ardhurat për secilën pagë, ku bazuar në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për shumën nga 0-30 mijë lekë është zero dhe për pjesën tjetër (përkatësisht 55 mijë lekë dhe 65 mijë lekë) është 13%. Ky tatim mbahet në burim nga punëdhënësi. Në total, individi ka paguar 187,200 lekë tatim mbi të ardhurat gjatë gjithë vitit, që i është mbajtur nga punëdhënësi (shiko pikën I në tabelë).

Sipas interpretimit të tatimeve, individi deklarues, në momentin e deklarimit të të ardhurave vjetore, duhet të marrë në konsideratë faktin se tatimi do të duhet të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore, pra mbi totalin e të ardhurave nga të gjithë punëdhënësit.

Në rastin konkret të shembullit të marrë më sipër, individit do i llogaritet tatimi mbi të ardhurat, sikur të kishte një pagë të vetme prej 180 mijë lekësh. Në këtë mënyrë ai do të penalizohej dy herë, së pari teksa përjashtimi për shumën 0-30 mijë lekë llogaritet vetëm një herë dhe së dyti, atë e kap tatimi prej 23% për një shumë prej 30 mijë lekësh në muaj (diferenca mes 180 mijë dhe 150 mijë lekëshit). Si rrjedhojë, tatimi total që ai duhet të paguajë mbi të ardhurat në vit është 270,000 lekë, ose 82,800 lekë më shumë sesa i është mbajtur nga punëdhënësi gjatë gjithë vitit, një rritje shumë e fortë kjo, prej 44%. (Shiko pikën II të tabelës).Sipas kërkesës së tatimeve, “Tatimit të llogaritur nga bashkimi i të ardhurave bruto nga punësimi (pagat) i zbritet tatimi i paguar nga punëdhënësit”, pra individi duhet të paguajë tashmë edhe 82,800 lekë, përveç asaj që i është mbajtur gjatë vitit nga punëdhënësi .

Lehtësimi i vetëm për individin është rritja e kufirit të tatimit me 23% nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë nga 1 janari i këtij viti.

Kontabilistët nuk janë dakord

Tatimet filluan të kërkonin deklarimin e të ardhurave për të dy punësuarit në një pagë të vetme që vitin e kaluar, duke iu referuar të ardhurave të 2017-s, përmes një shkrese që u çuan të dypunësuarve që ishin subjekt i këtij deklarimi. Por, ekspertët e studiove të kontabilitetit argumentuan se  pavarësisht se parimisht pretendimi i tatimeve për të paguar taksë të plotë mbi dy pagat mund të jetë i drejtë, praktikisht ai është i pambështetur në ligj. Ligji për tatimin mbi të ardhurat thotë se punëdhënësi është i vetmi agjenti mbledhjes së TAP dhe nuk thuhet asgjëkund që individi punëmarrës është agjent mbledhës dhe pagues i TAP.

Pra, diferenca (në rastin konkret shuma prej 82,800 lekë) nuk trajtohet më si tatim në burim i mbajtur nga punëdhësi, por si një tatim i ardhurash që duhet ta deklarojë e ta paguajë vetë individi. Këtu, sipas ekspertëve është dhe kontradikta, pasi nëse është tatim të ardhurash, do të duhet të aplikohet niveli i 15%, pasi ai është niveli i tatimit për të ardhurat në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e jo tatimi 23% që është tatim në burim për pagat./Monitor

Tags: dy punesuarLigjindryshimetTatimet
Previous Post

10 vjet në NATO, Nishani: U përpoqën ta bllokojnë me protesta të dhunshme

Next Post

Qëllohet për vdekje reperi i njohur, Rihanna e tronditur: Nuk ka kuptim…

droni

droni

Next Post
Qëllohet për vdekje reperi i njohur, Rihanna e tronditur: Nuk ka kuptim…

Qëllohet për vdekje reperi i njohur, Rihanna e tronditur: Nuk ka kuptim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.