Më herët u njoftua për një pako që u gjet në mesin e rrugës “10 Korriku” në qytetin e Vlorës për të cilën dyshohet se ka brenda një bombë me telekomandë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ish nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Pritet të shkoj Lleshi në Vlorë e të deklarojë që vlonjatet nuk duhet të kenë frikë nga tritoli…apo duhet?”, shkruan Paloka.
Kujtojmë se dje, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë, më pas u desh ndërhyrja e Ardi Veliut që të rregullohej situata.
Nga ana tjeter, policia ka nisur kontrollet në qytetin e Elbasanit. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’.











