Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Danimarkë. Një grua është dënuar me burg dhe më pas do të dëbohet edhe nga shteti sepse lypte në rrugë.
Gjykata e Danimarkës e dënoi gruan me 40 ditë burg dhe më pas do të dëbohet përgjithmonë nga territorri danez.
Gruaja e cila ishte me nënshtetësi sllovake do dëbohet nga Danimarka sepse filloi të lypte në rrugë dhe ky shtet e ndalon me ligj këtë veprim duke e konsideruar si kriminal.
Gjyqtarët e Copenhagenit e dënuan gruan me 40 ditë burg këtë të martë dhe pasi ajo të përfundojë dënimin do dëbohet përfundimisht. Policia tha se gruaja ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën arsye: Lypjen nga qytetarët e kryeqytetit danez.
Kjo është hera e parë që dikush dëbohet nga Danimarka, pasi ushtron aktivitetin e lypjes.
“Mund të tingëllojë mizore ta dëbosh një person sepse lyp për para, por puna është se kjo është e paligjshme në Danimarkë”, tha prokurorja Anne Jacobsen.
Artikulli 197 në kodin penal të Danimarkës kriminalizon lypjen me dënimin maksimal prej 6-muajsh burg, duke dëbuar nga shteti ata që janë kapur më parë nga policia për këtë arsye dhe vazhdojnë ta ushtrojnë.












