Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në Vlorë në mesnatë në oborrin e shtëpisë së një persnoni.
Emri i të zotit të shtëpisë është Frederik Osmenaj.
Policia tha se nga shpërthimi nuk pati viktima, por dëme të vogla materiale. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Osmenaj ka konflikte pronësie, megjithatë, Policia i ka shtrirë hetime dhe në pista të tjera.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.











