• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Liqeni shqiptar që së shpejti pritet të futet në UNESCO

admin by admin
4 December, 2016
in Ekonomia
0
Liqeni shqiptar që së shpejti pritet të futet në UNESCO
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i nominimit të zonës së liqenit të Ohrit, si trashëgimi botërore e UNESCO-s për vlerat natyrore dhe kulturore, ka nisur që në vitin 2012. Ishte Ministria e Mjedisit ajo që hodhi idenë. Pjesa maqedonase e këtij liqeni ku ndodhen edhe dy të tretat e sipërfaqes, në fakt është pjesë e kësaj trashëgime që në vitin 1979.
Është një ndër liqenet më të vjetër në botë me një vlerë të lartë të biodiversitetit. Tashmë ka ardhur koha që pjesa shqiptare të jetë pjesë e kësaj trashëgimie. Në këtë kontekst, edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve merr një rëndësi më të madhe. Projekti është miratuar nga Komisioni Europian, si pjesë e fondeve IPA. Në total bëhet fjalë për një fond prej rreth 2 mln euro, ku 1.7 mln euro është kontribut i KE-së dhe pjesa tjetër, e qeverisë shqiptare
(240,000). Ky fond shërben për nominimin, si dhe për përgatitjen e dosjes që do të shqyrtohet nga UNESCO e që do të mund të jetë gati nga mesi i vitit 2017.
Pjesë përbërëse e projektit është edhe hartimi i një plani financimi për këtë zonë, pasi nuk është e mjaftueshme vetëm shpallja. Ky është një detyrim që duhet të bëhet për njohjen e zonës nga UNESCO, si dhe për përdorimin e qëndrueshëm të territorit e mbrojtjen e elementeve natyrore dhe kulturore. Është e nevojshme që të hartohet një dokument bazë, qëështë plani i menaxhimit të zonës, për të cilin nënjë fazë të dytë do të vijohet me zbatimin.
Deri nëjanar të vitit 2017, do të duhet të ketë përfunduar drafti i parë i planit të menaxhimit. Edhe në këtë rast do të ndiqet procesi i konsultimit dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një pasuri natyrore, por do të diskutohet edhe me palën maqedonase. I gjithë procesi do të kërkojë katër deri në pesë muaj kohë për tëpërmbyllur konsultimet dhe komentet. E në mesin e vitit 2017 dosja do të duhet të jetë gati për t’u paraqitur në UNESCO.
Dosja, së bashku me planin e menaxhimit dhe kërkesën, do të mund të shqyrtohet nga UNESCO. Më pas ekspertët e saj do të vijnë për të verifikuar në terren të gjithë situatën. Ekspertët do t’i përkasin fushës së kulturës e natyrës, që do të shohin me hollësi të gjithë terrenin.
Në fazën e parë parashikohet të jepen rekomandime dhe përfundime nga Komisioni Vlerësues. Nëse ato janë pozitive, atëherë do të mund të kemi njohjen e zonës.
Por, duke do të jetë vetëm një e treta e liqenit të Ohrit që do të bëjë pjesë në trashëgiminë botërore. Harta do të zgjerohet edhe pak më tej, për shkak të veçantive natyrore dhe kulturore, në burimet e Drilonit, si dhe në Lin.
Po sa rëndësi merr përfshirja në këtë listë? Çfarë do të thotë për komunitetin?
Përfitimet janë të shumta, por ato duhet të orientohen në drejtimin e duhur, pasi duhet tëkëtë ndërthurje jo vetëm natyrore, por edhe kulturore e promovim. Turizmi i qëndrueshëm do të mund të jetë një vlerë e shtuar për një zonë e cila do të promovohet si një pasuri ndërkombëtare, do të bëhet e dallueshme për të tjerët dhe do të jetë një ‘markë’.
Deri në fund të zbatimit të tij, projekti do të synojëtë arrijë të realizojë këtë element.
Pushteti vendor, gjithashtu do të ketë rol të rëndësishëm, pasi do të duhet të garantojë vijueshmërinë e këtij projekti. Bashkisë do t’i krijohet mundësia që të fitojë financime edhe përmes projekteve të ndryshme që do të vijnë nga donatorët e huaj.
Megjithatë,është ende herët për të folur për një shifër të përafërt të asaj se cili do të jetë përfitimi ekonomik që do të vijë nga përfshirja e kësaj zone në listën e UNESCO-s. Plani i menaxhimit, i cili është drejt përfundimit, do të japë një vlerësim të përafërt ekonomik.
Një tjetër element për të cilin po punohet është edhe hartimi i planit të menaxhimit vendor për mbetjet në zonën e liqenit të Ohrit, që do të jetë ndihmesë për bashkinë. Përmes këtij dokumenti do të mund të nisë zbatimi i disa projekteve pilotë prioritarë, që do të sjellin në vëmendje rëndësinë e reduktimit të ndotjes dhe menaxhimin më të mirë të mjedisit.
Komponenti i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve në nivel qendror dhe vendor për trajnimin e administratës që i përket këtij sektori.
Ne besojmë se projekti për përfshirjen e rajonit të Ohrit në këtë pasuri botërore do të mund të përfundojë deri në 2018-n.
Nominimi dhe miratimi është ndër projektet prioritare që ka Ministria e Mjedisit, pasi synohet që të mos krijohen vonesa në marrjen e statusit.
Ky projekt që mbështetet në masën më të madhe nga Komisioni Europian, ka edhe njëqëllim tjetër, atë tëndërveprimit kufitar. Do të krijohet një organizëm (komitet menaxhimi) i cili do të veprojë në të dy vendet dhe do të koordinojë veprimet e përvojat. Ky menaxhim do të shërbejë edhe në të ardhmen për të ndihmuar në tërheqjen e fondeve përmes aplikimit të projekteve, pasi ka më shumë garanci raporton Monitor.al

Previous Post

FOTO/ Policia maqedonase ndalon tre trafikantë shqiptarë droge, Policia shqiptare përfshin veten në meritat e operacionit

Next Post

9 mijë Euro vetëm për të ndezur dritat e Krishtlindjes

admin

admin

Next Post
9 mijë Euro vetëm për të ndezur dritat e Krishtlindjes

9 mijë Euro vetëm për të ndezur dritat e Krishtlindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.