• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Regjisori padit Veliajn: Je kapur mat disa herë, por kësaj rradhe do të çoj në gjyq

droni by droni
29 March, 2019
in Kryesore, Politika
0
Regjisori padit Veliajn: Je kapur mat disa herë, por kësaj rradhe do të çoj në gjyq
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Regjisori Kastriot Çipi ka vendosur që të hedhë në gjyq për shpifje kryetarin e bashkisë së Tiranës Veliaj, i cili lëshoi një sërë akuzash në drejtim të tij mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.

Veliaj tha për Çipin se ai është gjetur fajtor nga gjykata për shpërdorimin e një fondi filmash dhe e cilësoi si delinkuent, hajdut e fjalë të ngjashme.

Çipi është shprehur përmes një statusi në rrjetin social, duke thënë se kjo është e disata herë që Veliaj mashtron publikisht shqiptarët për Teatrin Kombëtar. Madje regjisori thotë se nëse e fiton gjyqin për shpifjen do t’i vërë paratë në dispozicion të restaurimit të Teatrit, ku ka shumë dëshirë të vërë në lojë një dramë… gjithkush mund të vijë ta shohë dhe të mund të shkelë në një tapet ku janë vënë fytyrat e Veliajt, Edi Ramës e George Sorosit.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj hodhi akuza të rënda mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ ndaj regjisorit Kastriot Çipi, duke e cilësuar si të dënuar nga Gjykata për shpërdorim e një fondi prej 80 mijë eurosh për një film.

Regjisori Çipi ka paralajmëruar se do ta padisë Veliaj për shpifje në gjykatë.

‘FALEMINDERIT ERION VELIAJ!

Në korrik 2018, një duzinë gazetash, televizionesh dhe portalesh pro-qeveritare, shpifën kundër meje duke thënë se jam i dënuar për vjedhje. Ti u tregove më i zgjuar se shërbëtorët e tu. E riciklove shpifjen duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk përmende emrin tim.

Sot në mbrëmje, në intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion, ti e humbe durimin dhe bëre gabimin fatal: shpife për mua me emër e mbiemër dhe jo vetëm kaq, por përdore fjalët “dënim penal”, “vjedhje”, “hajdut” etj. Tani do të të duhet t’i japësh gjykatës prova materiale për të provuar pafajësinë tënde, sepse unë do të të padis për shpifje.

Nuk do të të kërkoj ndonjë dëmshpërblim të madh, jo sepse ti nuk e meriton, jo sepse nuk e vlerësoj cenimin e imazhit tim përmes një emisioni me audiencë maksimale, por sepse, sipas ligjit, do të më duhet të paguaj paradhënie 2% të shumës së kërkuar dhe nëna ime ka qëlluar ta ketë pensionin të vogël. Ajo jo vetëm nuk më bëri dot dhuratë dasmën në ndonjë kala, por me pensionin që merr nuk paguan dot ilaçet dhe trajtimet shëndetësore “falas”.

Një vit më parë, ti ishe sërish në studion e Opinion dhe po gënjeje, si zakonisht. Po thoje se muret e Teatrit kanë asbest dhe se shembjen e tij e kanë sugjeruar specialistët italianë të arkitekturës. Dhe këtë mashtrim, e thoje pa t’u dridhur qerpiku, duke tundur në dorë një libër të arkitektëve italianë, për trashëgiminë e arkitekturës italiane në Shqipëri. I dërgova një sms Blendi Fevziut dhe ai ta lexoi në emision: E sfidoj zotin Veliaj të gjejë fjalën “asbest” në librin që ka në dorë.

Ti u zure ngushtë, si miu në çark dhe u mundove të dalësh nga situata duke i thënë gazetarit Robert Rakipllari “Se asbestin e the ti”!

Sot ti u irritove sepse unë sërish të demaskova. Të thashë, përmes insertit se ke shpifur publikisht duke thënë se Instituti i Ndërtimit ka kërkuar shembjen e Teatrit, sepse është ndërtesë e rrezikshme. Të thashë se në asnjë rresht të raportit në fjalë, të cilin e disponoj, nuk gjenden fjalët “e rrezikshme” dhe “shembje”. Së dyti të pyeta se pse ke shkelur Ligjin Special “Fusha”, që e kërkove me aq ngut, duke shkelur ligjin për konsultimet publike? Dhe ti e di që e ke shkelur, sepse afati i fundit për ty që të shpallje garën publike për projekte për Teatrin e ri Kombëtar ka kaluar më 13 dhjetor.

Prandaj ti sot e humbe durimin! Ishte i treti përgënjeshtrim dhe e treta akuzë publike imja për ty, në të njëjtin emision! Të trija pa përgjigje nga ana jote. Prandaj u detyrove të bësh atë që di të bësh më mirë: të përbaltësh individin!

Unë e di se do ta kem të vështirë në gjykatë, sepse “reforma në drejtësi” e babait tënd shpirtëror Soros dhe e vëllait tënd të madh (që të bie ta thërrasësh “Lali”) Rama i ka tredhur gjyqtarët që nuk e kanë kaluar ende vettingun. E di se ti do ta ankimosh vendimin e shkallës së parë në Apel, e pastaj vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. E di se ky proces mund të mbarojë pas 5 apo 10 vjetësh, por unë do ta bëj, thjesht për kënaqësinë e spektaklit që pres të shoh në procesin e shkallës së parë. Nëse arrij ta fitoj shpejt dhe ndërkohë Teatri Kombëtar nuk është restauruar ende, ato para do t’ia dhuroj Fondacionit për Restaurimin e Teatrit Kombëtar!

Por një gjë e di me siguri: Teatri Kombëtar nuk do të shembet, por do të restaurohet! Rihapjen do ta festojmë me një premierë, ndoshta “Vizitën e Damës Plakë” të Dyrrenmatit, që do t’ia kushtoj atit (Rama), birit (Veliaj) dhe shpirtit të shenjtë (Soros). Do ta gjeni veten të tre në atë dramë. Por do ta gjeni veten edhe në shkallët e hyrjes së Teatrit Kombëtar. Aty do të ketë një tapet me fytyrat tuaja, që njerëzit të mund t’i shkelin me këmbë duke hyrë.’,shkruan Cipi

Tags: erion veliajKastriot Cipi
Previous Post

FOTO/ Rama pritet me protesta edhe në Durrës

Next Post

Ndoka ofron data konkrete dhe paralajmëron Ramën: Nëse nuk ka reagim deri me 12 Prill…

droni

droni

Next Post

Ndoka ofron data konkrete dhe paralajmëron Ramën: Nëse nuk ka reagim deri me 12 Prill...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.